Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Kaka nuk kthehet te Milani

Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se nuk do të ketë rikthim të yllit të Real Madridit, Ricardo Kaka, në San Siro.
Babai i brazilianit, që është njëherit edhe agjent i tij, Bosco Leite, ishte i pranishëm në San Siro për të përcjellë ndeshjen Milan-Napoli, ndërsa gazetarët kanë spekuluar për një rikthim të lojtarit te kuqezinjtë.
“Tash për tash nuk ka hipoteza. Leite (Bosco) është një mik, sikurse djali tij, por ne nuk folëm për Riccardinon”.
“A do ta dëshiroja kthimin e tij? Nuk e di. Do të shohim. Tash duhet të mendojmë për kampionatin”, ka thënë Galliani.