Ancelotti: Mund t’i bëjmë ballë çdo kundërshtari
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, nuk është i shqetësuar për atë se kënd do ta kenë rival në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Blutë nxorën një barazim pa gola në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Kopenhagës në Stamford Bridge, por kualifikohen më tej falë fitores prej 2-0 në ndeshjen e parë.
Duke folur për mundësinë e përballjes me një ekip tjetër anglez, Anceloti është shprehur: “Jo, jo, kjo nuk është e rëndësishme. Ne jemi të qetë. Shorti do të vendosë se me cilin ekip do të luajmë”.
“Barcelona? Tash nuk dua të flas asgjë për këtë. Barcelona është ekipi më i rrezikshëm, por nëse duhet të luajmë kundër tyre, do të luajmë”, ka thënë Ancelotti.
Category: Futboll
0 Komente