Hughes në listën e Bayern Munichut

dardanmiftari | Thursday, March 17, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Fulhamit, Mark Hughes, është një kandidat tjetër për të pasuar Louis van Gaal në stolin e Bayern Munich.
Daily Mail shkruan se Hughes është një cak i ri i Bayernit dhe është përfshirë në listën e ngushtë të kandidatëve për të drejtuar këtë ekip sezonin e ardhshëm.
Hughes ka një raport të ngushtë me presidentin e Bayernit, Uli Hoeness, që nga koha kur luajti atje për një sezon (1987-88) dhe ka joshur interesimin e gjigantit bavarez me mënyrën si e ka drejtuar Fulhamin këtë sezon.
Dhe si atraksion shtesë për Bayernin është se Hughes do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe mund të arrijë si agjent i lirë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...