Ancelotti: Suspendimi i Ferguson, i tepruar

dardanmiftari | Thursday, March 17, 2011 | 0 Komente

Menaxher i Chelseat, Carlo Ancelotti, është vënë në mbrojtje të bosit të Manchester United, Sir Alex Ferguson, i cili është dënuar të mërkurën me pesë ndeshje suspendim nga FA.
“Për mendimin tim, Ferguson gjithmonë është sjellur mirë dhe pesë ndeshje suspendim për të janë shumë”.
“Nuk ka arsye që ai të suspendohet për pesë ndeshje dhe unë nuk mendoj se kjo mund të ndikojë në fuqinë e Manchester United”, tha ‘Carlito’.
Ferguson ishte dënuar pas komenteve të bëra për gjyqtarin Martin Atkinson, i cili referoi ndeshjen e humbur të United ndaj Chelseat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...