Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Chelsea tregon kush është kampioni

Skuadra e Chelseat ka arritur të përmbysë avantazhin e Manchester Unitedit për të shënuar fitore prej 2-1 në derbin e të martës mbrëma të zhvilluar në Stamford Bridge.
Mysafirët e hapën ndeshjen përmes Wayne Rooneyt, i cili pranoi një top nga Nani, dhe nga një distancë prej afro 23 metrash e mposhti portierin Cech (29’). Edhe Blutë i patën rastet e tyre gjatë 45 minutave të para, mirëpo porta e Van der Sar mbeti e paprekur, ashtu që me epërsi minimale të Djajve të Kuq u mbyll pjesa e parë.
Chelsea barazoi rezultatin në pjesën e dytë përmes transferit të ri David Luiz, i cili pas krosimit të Essien dhe pas pasimit me kokë të Ivanovic, shënoi për rezultatin 1-1 (54’).
Ndërhyrjen e gabuar ndaj Yury Zhirkov, arbitri e dënoi me penallti, ndërsa Frank Lampard kaloi Chelsean në epërsi nga pika e bardhë (79’) dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt me një pikë më shumë se Tottenham Hotspur.