Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Përfundon sezoni për Sissokon

Mohamed Sissoko nuk do të luajë më për Juventusin këtë sezon, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gju.
Mesfushori nga Mali ka pasur probleme të vazhdueshme me gjurin e majtë, gjë që ia ka kufizuar lojën gjatë këtij sezoni.
“Këtë mëngjes Momo Sissoko i është nënshtruar artroskopisë për të rregulluar kërcin e gjurit të majtë. Trajtimi është realizuar në Bordeaux nga doktor Jambou. Kthimi i tij në aksion do të ndodhë pas tre muajsh”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi bardhezi.
Juve gjithashtu ka konfirmuar se Fabio Grosso, Hasan Salihamizic dhe Giorgio Chiellini janë në dyshim për derbin e të shtunës kundër Milanit.