Fitore minimale e Barcës
Barcelona nuk ka arritur të shënojë më shumë se një gol në fitoren e të shtunës mbrëma kundër Zaragozas, në takimin që u zhvillua në Camp Nou.
Pas një lëvizjeje fantastike, Lionel Messi plasoi një top në drejtim të Seydou Keita, i cili i kaloi në epërsi vendasit (43’) dhe me rezultat minimal u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë asnjëra nga skuadrat nuk arriti të realizojë, ashtu që me rezultat 1-0 u mbyll takimi.
Me tre pikët e reja, Barca krijon sërish epërsi prej dhjetë pikësh kundrejt rivalit Real Madrid, që të dielën zhvillon ndeshjen e javës së 27-të si mysafir i Racing Santander.
Category: Futboll
0 Komente