Galliani tall titujt e Interit

dardanmiftari | Tuesday, March 08, 2011 | 0 Komente

Adriano Galliani nuk është i befasuar nga tre titujt e fituar nga Interi vitin e kaluar.
Interi vitin e kaluar pati sezonin më të suksesshëm në historinë e klubit pasi fitoi Scudetton, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.
Por zëvendëspresidenti i Milanit thotë se ai i llogarit si të mëdha vetëm dy tituj të ekipit rival, duke thënë se Kupa e Italisë nuk është një titull shumë i rëndësishëm, ndërsa as Serie A nuk mund të quhet si pjesë e tre titujve më të mëdha.
“Sipas mendimit tim, ju duhet ta fitoni Ligën e Kampionëve, Superkupën Evropiane dhe Kupën Botërore të Klubeve, për ta quajtur veten fitues i trefishtë. Mendoj, sa e rëndësishme është Kupa e Italisë, vërtet?”, ka thënë Galliani për Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

Shkruani Komentin Poshtë...