Kaka i zemëruar në Mourinhon
Kaka raportohet se është zemëruar nga trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho.
Sport dhe El Pais shkruajnë se Kaka është ankuar te presidenti i klubit Florentino Perez rreth trajtimit të tij nga ana e Mourinhos dhe tashmë planifikon një largim gjatë verës.
Kaka është alarmuar nga deklaratat e Mourinhos javën e kaluar, i cili tha se braziliani dështon si mentalisht po ashtu edhe fizikisht të rikthehet në formën e tij pas lëndimit afat-gjatë.
Mesfushori e di se derisa Mourinho është në drejtim të ekipit ai gjithmonë do të jetë hije e lojtarëve si Cristiano Ronaldo dhe Mesut Ozil.
Kaka i është ofruar Chelseat dhe Manchester Cityut, por vetë lojtari thuhet se preferon një rikthim te Milani. Babai i tij, Bosco Leite, ishte në Milan javën e kaluar dhe ka refuzuar të përjashtojë një rikthim të djalit të tij në San Siro.
Category: Futboll

















0 Komente