Nasri: United ka frikë nga ne
Asi i Arsenalit, Samir Nasri, mendon se Manchester United ka frikë nga Topçinjt, në kohën kur lufta për titull në Ligën Premier është intensifikuar.
“Kur kemi shkuar në Old Trafford, ata kishin frikë nga ne. Ata nuk e kanë luajtur lojën e tyre normale, ata luajtën me tre mesfushorë defensivë dhe e mbyllën lojën. Ata e dinë se mund t’i mposhtim dhe jam i bindur se ne mund ta mposhtim edhe Barcelonën javën e ardhshme”.
“Ishte vërtet një natë e keqe ajo ndaj Barcelonës në Camp Nou sezonin e kaluar. Ne nuk e kemi prekur topin dhe mu duk se po luanim ndaj 16 lojtarëve. Ndoshta kemi pasur frikë, por tani e dimë se jemi më të mirë. Këtë vit do të jetë më ndryshe”, deklaroi Nasri.
Category: Futboll
0 Komente