Ozil: Dua të bëhem më i miri në planet

dardanmiftari | Wednesday, March 23, 2011 | 0 Komente

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, ka deklaruar se ai një ditë synon që të bëhet futbollisti më i mirë në planet. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Los Blancos do ta mposhtin Barcelonën.
“Unë jam këtu për t’u bërë i suksesshëm dhe për të fituar tituj. Ndaj Barcelonës do të jetë e vështirë, por jam i bindur se do ta mposhtim”.
“Synimi im është që një ditë të bëhem futbollisti më i mirë në botë. Për këtë po bëj gjithçka dhe po punoj shumë. Mendoj se jam në rrugë të mirë”, u shpreh Ozil.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...