Papa Scudetto!
Interi edhe zyrtarisht e ka humbur titullin sivjet në Serie A, pasi nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej një goli në fund të takimit të zhvilluar në transfertë te Brescia.
Të dyja skuadrat kishin raste, por ishte Interi që me posedimin mbi top dhe impenjimin e bërë gjatë takimit nuk ia doli që të sigurojë fitore në këtë terren të vështirë.
Ishte Samuel Eto’o ai që nga afërsia (18’), realizoi golin e parë, pas një tollovie në zonën e vendasve.
Në pjesën e dytë Interi kishte një mori rastesh të pa shfrytëzuara, ndërsa vlen të përmendet transverzalja e Wesley Sneijder.
Kur të gjithë menduan se Interi do të fitojë tri pikë të reja, në skenë doli Antonio Caracciolo i cili me kokë pas hutisë në zonën e Interit shënoi golin e barazimit historik prej 1-1.
Interi shpëtoi mirë në fund, kur Cordoba shkaktoi një penalti, e të cilën e ndali portieri Julio Cesar.
Me këtë barazim Interi mbetet katër pikë larg liderit Milan në klasifikimin e Series A, mirëpo Rossonerët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Një fitore e mundshme e Milanit ndaj Barit do t’ua siguronte kuq e zinjve titullin sivjet në Serie A, pasi Interi vështirë se do të jetë në gjendje të mbajë hapin pas humbjes së tretë të pësuar nën drejtimin e Leonardos.
Të martën Interin e pret ndeshja më e vështirë e sezonit ndaj Bayernit të Munichut në Allianz Arena, sfida kthyese kjo e 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve, ku Nerazzurët kanë disavantazh prej një goli.
Category: Futboll
0 Komente