Pesë ndeshje suspendim për Ferguson

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është dënuar me pesë ndeshje suspendim nga Federata Angleze e Futbollit (FA), pas komenteve bërë për gjyqtarin Martin Atkinson nëpër mediumet britanike.
“Komisioni disiplinor ka dëshmi mbi sjelljen jo të mirë të Ferguson dhe pas shqyrtimit të apeleve, FA ka marrë vendim që Ferguson të suspendohet me dy ndeshje dhe duke përfshirë edhe dy ndeshjet tjera suspendim me kusht nga tetori i vitit të kaluar, menaxheri i Manchester United nuk do të qëndrojë në stol për pesë ndeshje”, shkruan në komunikatën e FA.
Kështu, Sir Alex Ferguson i kanë mbetur vetëm 48 orë për ta apeluar vendimin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...