Platini: Më pëlqen Liga Premier

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, i cili dje u rizgjodh edhe për katër vite të tjera në këtë post, thotë se ai është fans i Ligës Premier.
“Më pëlqen Liga Premier... jo, më pëlqen futbolli në Ligën Premier dhe fasnat në Ligën Premier. Sigurisht ne kemi dallime, pasi Liga Premier kërkon gjithçka, gjithë kohën dhe ne në UEFA jo gjithmonë pajtohemi, por nuk është keq”.
“Ne kemi raport të mirë me Federatën Angleze dhe Dave Richards, i cili është kryetar i Ligës Premier, është në komitetin tonë strategjik. Po ashtu kam raport të mirë edhe me David Bernstein”, ka thënë Platini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...