Rosicky: Mund ta mposhtim Spanjën

dardanmiftari | Friday, March 25, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Republikës Çeke, Tomas Rosicky, thotë se Spanja është favorite për ndeshjen e sotme kualifikuese për Euro 2012, por shton se ata do të luftojnë deri në fund.
Rosicky do të shfrytëzojë shansin për t’u hakmarrë ndaj spanjollëve, pas disfatës nga Barcelona me Arsenalin në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Nuk mund të them se është një motivim shtesë për mua. Është një ndeshje e madhe për ne, për gjithë ekipin. Spanja është favorite, askush nuk dyshon në këtë, por ne nuk kemi ardhur të humbasim dhe do të luftojmë”, ka thënë Rosicky, siç përcjell Reuters.
Spanja ka tre fitore nga po aq ndeshje dhe kryeson Grupin I me nëntë pikë, derisa Republika Çeke është e dyta me gjashtë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...