Schalke shkarkon trajnerin Magath

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Schalke ka shkarkuar trajnerin Felix Magath dhe atë me efekt të menjëhershëm pas rezultateve të dobëta të Mbretërve të Kaltër në Bundesliga.
Bordi i Schalkes mbajti një mbledhje të mërkurën në mëngjes për të shqyrtuar të ardhmen e trajnerit gjerman dhe kjo rezultoi me fatalitet pasi me Schalken në pozitën e dhjetë në Bundesliga, bordit nuk i mjaftoi kualifikimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finalen e Kupës së Gjermanisë.
“Ne nuk do të komunikojmë arsyet e shkarkimit pasi na pret beteja në gjykatë. Ne jemi të zhgënjyer për largimin e Magath, por ndjejmë se kjo është zgjidhja më e mirë për Schalken”, shkruan në komunikatën e klubit nga Gelsenkirchen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...