Shevchenko: Milani duhet ta mposhtë Interin

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, ka thënë se derbi milanez mund të jetë vendimtar për Rossonerët në garën për titull.
Dy ekipet takohen në San Siro vikendin e ardhshëm, më 2 prill, dhe Shevchenko ka dhënë mendimin e tij se Milani duhet ta mposhtë Interin nëse dëshiron ta fitojë Skudeton.
“Milani ka humbur shumë pikë në disa javët e kaluara dhe ata kanë qenë pa fat së fundi. Megjithatë, mendoj se ata kanë atë çfarë është e nevojshme për ta fituar derbin kundër Interit. Fitorja në derbi do të jetë vendimtare në garën për titull. Një sukses i madh si ky do t’i japë Milanit një avantazh të madh psikologjik ndaj Interit”, ka thënë Svhevchenko.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...