Mourinhon siguron Realin: Dua ta mbylli kontratën këtu

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Jose Mourinho ka siguruar fansat e Real Madridit se ai nuk planifikon të largohet në fund të sezonit.
Një vizitë në Londër ka shtuar spekulimet se Mourinho dëshiron të rikthehet në Ligën Premier te Chelsea ose Manchester City. Por portugezi ka reaguar për të qartësuar se ai synon së pari të kryejë punën për të cilën është caktuar te Real Madridi.
“Kurrë nuk e kam fshehur se Anglia është vendi ku kam shijuar më së shumti lojën, dhe dua të shkoj atje pasi të përfundoj me Real Madridin. Por dua ta shoh të mbyllur kontratën time trevjeçare këtu. Ndjej dashuri për fansat, lojtarët dhe për mënyrën si shkojnë gjërat. Nëse unë jam problemi, atëherë nuk do ta kem problem të largohem”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...