Shorti i LK - ekipet dhe rregullat

dardanmiftari | Thursday, March 17, 2011 | 0 Komente

A do të rikthehet Jose Mourinho në Giuseppe Meazza për t’u përballur me skuadrën e tij të zemrës? A do të hakmerret Barcelona ndaj Interit? Pse kanë frikë skuadrat angleze nga Barcelona? Pse spanjollët dëshirojnë ‘el Classicon’ e hershëm? Pse duhet ta përcjellim Shakhtarin? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjeni më poshtë dhe...
Nesër me fillim nga ora 12:00 kur mbahet shorti i Ligës së Kampionëve për çerekfinalet, në Nyon të Zvicrës. Tetë klubet më të mira të kontinentit do të luftojnë për kualifikimin në gjysmëfinale të garës më prestigjioze evropiane, panteonit të futbollit, Ligës së Kampionëve. Procedura

Disa prej pikave kyçe për shortin:

·
Shorti është pa vazo. Nuk ka ekip të ranguar më lartë se sa ndonjë ekip tjetër.

· Shorti është i lirë. Në shortet për rrethet e kaluara të Ligës së Kampionëve, ekipeve nga grupi i njëjtë apo shteti i njëjtë u është ndaluar të takohen. Në këtë rreth ata mund të takohen pa ndonjë problem.

· Do të vendoset pjesa e mbetur e garës. Me të zbuluar çiftet e çerekfinaleve, gjysmëfinalet dhe vet finalja do të ‘hartohet’ nga shorti i të premtës. Si pasojë e kësaj, ekipet do të dinë paraprakisht se me cilat ekipet mund të takohen para se ta ngrisin trofeun në finalen e Wembleyt. Ekipet
76 klube nga 52 vende e filluan Ligën e Kampionëve në qershor të vitit 2010, ndërsa tani zbulojmë tetë ekipet më të mira.

Prej këtyre ekipeve, tre janë nga Kampionati Anglez, Spanja përfaqësohet nga ‘dyshja e madhe’, ndërsa Italia ka në çerekfinale kampionin aktual Inter. Gjermania dhe Ukraina kanë po ashtu përfaqësuesit e tyre në këtë rreth.

Njoftohuni me pretendentët kryesorë për titullin e më të mirit:

Barcelona
Më të mirët e botës, më të mirët e të gjitha kohërave, favoritët absolutë – është thënë shumë për këtë Barcelonë e cila është shfaqur me klas të jashtëzakonshëm në të dy ndeshjet ndaj Arsenalit. Së fundmi janë paraqitur disa zëra të cilët pretendojnë se janë të rrezikshëm për Blaugranët – a mund vërtet të ndalen ata?

Schalke

Përkundër faktit se po vuan shumë në Bundesliga, Schalke mbetet në garën më prestigjioze evropiane pas fitores bindëse ndaj Valencias. Trajneri Felix Magath është larguar në kushte të jashtëzakonshme, ndërsa mbetet të shihet nëse skuadra nga Gelsenkirchen do të jetë aq eksplozive edhe nën trajnerin e ri Ralf Rangnick.

Shakhtar

Shakhtar shokoi Arsenalin në fazën grupore dhe më pas e dogji Romën. Ukrainasit vërtet shkatërruan kundërshtarët e tyre deri në këtë fazë dhe arritën për herë të parë në histori të klubit në çerekfinale. Duke fluturuar në shtëpi me 70 ndeshjet e fundit pa humbje si ogur të mirë, minatorët e Donetskut krenarë nuk pritet të kenë frikë nga askush.

Tottenham
Ndoshta një prej befasive më të mëdha deri tani, me Spursat që kanë shfaqur nivelin e tyre të rrezikshmërisë ndaj gjigantit të Ligës së Kampionëve, Milanit. Duke mos harruar dhe paraqitjen fantastike ndaj Interit në fazën grupore, është e qartë se londinezët nuk kanë frikë nga ëndërrimi.

Inter
Në një finale të ripërsëritur në dy ndeshje, Interi ia ka arritur që me një fitore të pa besueshme prej 3-2 ta tejkalojë Bayernin e Munichut, falë golave në terrenin mysafir. Italianët shfaqën shpirt të jashtëzakonshëm ekipor, por ende ngrihen dyshime mbi mbrojtjen e tyre, e cila duhet të përmirësohet nëse vërtet ata synojnë ta mbrojnë titullin.

Chelsea
Chelsea u kualifikua lehtë në fazën grupore dhe ka pasur punë të lehtë me Kopenhagën, duke u shfaqur dominante në të dy ndeshjet. Në Angli, Chelsea nuk është në formë: madje as blerjet e vlefshme 70 milionë funte: Fernando Torres dhe David Luiz nuk kanë lënë mbresa te ‘Carlito’.

Real Madrid
Rekorderi i Ligës së Kampionëve ia ka dalur që më në fund të dalë nga mizeria prej gjysmëdekade mos kualifikim në Evropë. Por, tani tabuja është thyer dhe Reali është në çerekfinale. Jose Mourinho mund ta ketë bërë, apo të mos e ketë bërë fare diferencën, por ai ka lojtarët për të fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Man Utd

Manchester United ia doli që me një fitore prej 2-1 ta sigurojë kualifikimin në Old Trafford ndaj Marseille. Të pa mposhtur në Evropë, Djajtë e Kuq janë në mes të krizës së lëndimeve, por kanë nivel të shkëlqyer të formës dhe talentit sulmues.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...