Solbakken: Chelsea mund ta ndalojë Barcelonën

dardanmiftari | Thursday, March 17, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Kopenhagës, Stale Solbakken, thotë se Chelsea mund ta mposhtë Barcelonn këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Norvegjezi dhe ekipi danez janë përballur me të dyja ekipet këtë sezon dhe Solbakken mendon se Chelsea ka fuqinë fizike për të ndaluar Barcelonën.
“Barcelona, mendoj, është ca më e fuqishme në këtë moment. Por Chelsea ka avantazh që e ka gjithë atë fuqi fizike në ekip. Ata mund të dominojnë ndaj Barcelonës në zona të caktuara. Kjo mund të jetë avantazhi i tyre”.
“Ata mund të garojnë në Camp Nou pasi janë të fuqishëm dhe i kanë mbytur edhe më herët këtu (në Stamford Bridge) dhe ishin të pafat me golin e Iniestës”.
“Nëse mund t’i ndalojnë ata në Camp Nou... [Blutë] kanë një shans më të mirë se Arsenali, pasi janë një ekip fizik”, ka thënë Solbakken.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...