Milani kërkon Maxwell

dardanmiftari | Thursday, March 17, 2011 | 0 Komente

Milani është i interesuar në anësorin e Barcelonës, Maxwell.
Braziliani iu bashkua Barcelonës dy sezone më parë nga Interi dhe sipas Tuttosport, Milani tash dëshiron ta rikthejë atë sërish në Itali gjatë verës.
Anësori së fundi është shndërruar në zgjidhje të dytë për trajnerin Pep Guardiola, i cili preferon ta angazhojë anësorin tjetër, Adrian.
Milan ishte interesuar për Maxwell edhe në janar, por kishte marrë përgjigje negative nga klubi spanjoll. Megjithatë Rossonerët synojnë të provojnë transferimin sërish në qershor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...