Mourinho: Nuk e dua Interin ose Chelsean në çerekfinale
Jose Mourinho është i qetë në mesin e euforisë pas kualifikimit të Real Madridit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të parën herë në shtatë vitet e fundit.
Portugezi thotë se për një ekip i Real Madridi edhe është e pritur të kualifikohet në çerekfinale, ku megjithatë do të dëshironte të shmangë ish-ekipet e tij, Inter dhe Chelsea.
“Ne jemi Real Madrid, është normale për ne të kualifikohemi për në çerekfinale. Kjo ishte një fitore kundër një ekipi shumë të mirë, mendoj se ne e merituam atë pas një paraqitje të kompletuar, ne luajtëm për të fituar dhe e merituam atë”, ka thënë Mourinho.
Duke folur për shortin që hidhet të premten, 48-vjeçari ka thënë: “Nuk kam ndonjë preferencë sa i takon kundërshtarit të ardhshëm, por do të doja të shmang Interin ose Chelsean, pasi është një vështirësi emocionale të përballesh me njerëzit tu”, ka thënë Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente