Robben kritikon mbrojtjen e Bayernit

dardanmiftari | Thursday, March 17, 2011 | 0 Komente

Tensionet po rriten në kampin bavarez pasi mesfushori Arjen Robben ka kritikuar mbrojtjen për eliminimin nga Liga e Kampionëve nga Interi.
Bayern Munich ishte në avantazh 2-1 në pjesën e parë në ndeshjen e të martës mbrëma, por pësoi dy gola në pjesë të dytë për t’u mposhtur 3-2 nga Interi, ekip i cili u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 4-4 por falë më shumë golave të shënuar në udhëtim.
“Diçka si kjo thjesht nuk duhej të kishte ndodhur, të pranosh tre gola në shtëpi. Mbrojtja jonë nuk po i plotëson standardet më të larta për momentin. Mbrojtësit tanë po bëjnë shumë gabime individuale të cilat lehtë mund të parandalohen”, ka thënë Robben për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...