Alonso: Disfatën na shkaktoi arbitri

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, beson se ka qenë pikërisht arbitri Wolfgang Stark shkaktari që ekipi i tij pësoi disfatë 2-0 ndaj rivalit të hidhur, Barcelonës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Dy gola të shkëlqyeshëm nga Lionel Messi i dhanë klubit katalanas një avantazh të madh në një ndeshje të mbushur me kundërthënie përfshirë tre kartonë të kuq (portieri rezervë i Barcës, Jose Manuel Pinto, mbrojtësi i Realit, Pepe, dhe trajneri i ekipit madrilen, Jose Mourinho).
“Deri në përjashtim ne nuk pamë asgjë të re nga Barcelona. Gjyqtarët duhej t’i merrnin këto vendime më me kujdes pasi kjo është gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve dhe rezultati deri në atë kohë ishte i barabartë. Vendimi i tij [për të përjashtuar Pepen] ishte plotësisht vendimtar. Ne kishim shanse, por ndeshja shkoi siç dëshironte ai”.
“Ne jemi shumë të zemëruar pasi vendimet e arbitrit e çuan ndeshjen jashtë kontrolli. Ne do të shkojmë në Camp Nou dhe do të luftojmë, por do të jetë shumë, shumë vështirë”, ka thënë Alonso.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...