Afellay në qiell pas fitores ndaj Realit

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i zhdërvjellët, Ibrahim Afellay, ka shprehur ngazëllimin e tij pas rolit vendimtar në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Real Madridit.
Holandezi erdhi nga stoli me 20 minuta të mbetura për të asistuar në golin e parë të Lionel Messi.
“Kjo është vërtet një ndjenjë e jashtëzakonshme. Këto gjëra i ëndërroni kur jeni fëmijë. Të bëni dallimin në një ndeshje kaq të madhe të dy rivalëve të hidhur, është gjë fantastike. Ishte një aksion i bukur individual”, ka komentuar Afellay në asistimin e tij.
“Ne bëmë një performacë të mirë. Ne ishim një ekip më i mirë edhe para përjashtimit të Pepe dhe kishim shumicën e posedimit. Ne nuk i lejuam ata të na provokojnë dhe nxorëm një rezultat të shkëlqyeshëm”, ka shtuar më tej mesfushori.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...