Adebayor: Lojtarët e Barcës gjithmonë qajnë

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Emmanuel Adebayor, ka akuzuar lojtarët e Barcelonës për aktrim dhe ‘qarje si fëmijë’ në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Pepe morri karton të kuq në një ndeshje mjaft të nxehtë mes dy gjigantëve spanjoll, por Adebayor, i cili po ashtu u ndëshkua me karton të verdhë, mendon se vendimi ishte i ashpër.
“Për mua, brenda disa ditësh kam luajtur tre ndeshje kundër Barcelonës, dhe secilën herë ne duhet të luajmë me 10 lojtarë. Kjo është diçka që nuk mund ta besoj dhe sot ndoshta Pepe shkaktoi faull por nuk mendoj se ishte karton i kuq dhe ishte vështirë për ekipin. Por shpresat tona ende janë të larta dhe ne duhet të besojmë se mund t’ia dalim atje [në Camp Nou]”, ka thënë Adebayor pas ndeshjes.
“Futbolli është ndeshje për burra. Kurdo që luan kundër Barcelonës, kurdo që i prek ata, ata bien për tokë dhe qajnë si fëmijë. Kurdo që bën kontakt, në gjysmën e rasteve ata janë të shtrirë, qajnë, vendosin duart në fytyrë, dhe menaxheri i tyre, fansat, ata gjithmonë qajnë. Barcelona është një klub fantastik, mos më keqkuptoni, por ata duhet ta ndalojnë këtë gjë”, ka shtuar sulmuesi i huazuar nga Manchester City.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...