Ronaldo i zemëruar me gjyqtarët

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur me vendimin e gjyqtarëve për të përjashtuar Pepe dhe ka thënë se kjo nuk është hera e parë që një veprim kaq vendimtar shkon në favor të Barcelonës.
“Është gjithmonë e njëjta gjë me ta. Ky është sezoni i katërt radhazi që diçka si kjo ndodh. Mourinho ka të drejtë, vetëm shikoni çfarë ndodhi me Arsenalin, Chelsean dhe Interin”.
“Ata janë një ekip fantastik, por ata po ashtu kanë shumë ndikim, edhe në fushë edhe jashtë fushe”, ka thënë Ronaldo pas fundit të takimit.
Ronaldo ka pranuar se Real Madridi nuk ka luajtur mirë, por ka shtuar se këto gjëra kanë mundur të shkojnë ndryshe nëse nuk do të ishte kartoni i kuq i Pepe.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...