Pele: Kam qenë më i mirë se Ronaldo dhe Messi

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi legjendar beson se ai ende është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, pavarësisht shkëlqimit të dy yjeve së fundi, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Ish-lojtari i Santos ka shënuar një shifër të jashtëzakonshme prej 1281 golash në 1363 paraqitje gjatë karrierës së tij 23-vjeçare. Pele fitoi Kupën e tij të parë Botërore me Brazilin në vitin 1958 në moshën 17-vjeçare, dhe fitoi edhe dy tituj të tjerë të Botës më vonë gjatë karrierës.
Në vitet e fundit, Messi dhe Ronaldo kanë dominuar në botën e futbollit me talentin e tyre në fushë, por Pele beson se asnjëri nuk e arrin atë.
“Për mua Pele është më i mirë. Askush nuk ka bërë më shumë se Pele. Ai është i vetmi lojtarë që është shpallur Kampion Bote në moshën 17-vjeçare, ka fituar te Kupa Bote dhe ka shënuar mbi 1208 gola”, ka thënë ish-lojtari për mediat amerikane gjatë një ngjarje që shënoi rikthimin e New York Cosmos në elitën e futbollit amerikan, MLS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...