Ancelotti: Mund ta fitojmë titullin
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, mendon se pas tre pikëve të fituara mbrëmë ata janë rikthyer në garën për titull.
Chelsea ka bërë edhe një hap drejt rikthimit në garën për titull duke mposhtur Birminghamin me rezultat 3-1 në Stamford Bridge për të barazuar pikët me Arsenalin dhe për të ngushtuar në gjashtë diferencën me Manchester United me edhe pesë ndeshje të mbetura.
Djajtë e Kuq vazhdojnë të jenë favoritë për të përfunduar në maje, por duhet të luajnë me të dy rivalët e afërt në tre ndeshjet e ardhshme.
“Për ta fituar titullin ne do të kemi nevojë për më pak pikë se sezonin e kaluar. Ne e fituam atë me 86 pikë sezonin e kaluar. Tash me 80 pikë, United mund ta fitojë titullin. Ata kanë nevojë për 10 pikë”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes së mbrëmshme.
“Në futboll, kam mësuar se gjithçka mund të ndodhë në ndeshje deri në fishkëllimën e fundit. Ju mund ta fitoni titullin në minutën e fundit dhe mund ta humbi atë në minutën e fundit”.
“Nëse ne mendonim një muaj më parë se kemi pak shanse për të luftuar për titull, mendoj se çdokush do të thoshte se ishim të çmendur. Tash jemi të lumtur sonte pasi arritëm vendin e dytë. Ne duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë në pesë ndeshjet e ardhshme”, ka shtuar italiani.
Category: Futboll
0 Komente