Juve edhe pas Pirlos
Juventusi është gjithnjë e më pranë sigurimit të shërbimeve të mesfushorit italian me përvojë, Andrea Pirlo, pas pasigurisë së shfaqur së fundmi nga Chelsea në tentimet për ta transferuar.
Corriere dello Sport shkruan se drejtori Giuseppe Marotta është takuar me agjentët e Pirlos të martën në mëngjes, për ta diskutuar një kalim në parametra zero te Juventusi.
Pirlo është i interesuar edhe në Chelsean, por pasiguria mbi të ardhmen e Ancelottit ka bërë që punët të mbesin pezull. Milani tashmë ia ka treguar derën italianit dhe me kontratën e tij që skadon në qershor, një largim është i pa shmangshëm.
Category: Futboll
0 Komente