Watzke aludon: Reali kërkon Sahin

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka thënë se klubi do të investojë 50% e fitimeve të gjeneruara gjatë këtij viti për të sjellë përforcime të reja, përderisa aludoi në interesim të Real Madridit për yllin turk, Nuri Sahin.
“Nga të ardhurat neto të cilat janë mbi 20 milionë euro, do t’i shfrytëzojmë gjysmën e tyre për nevoja futbollistike, një çerek të shumës për investime në infrastrukturën e stadiumit dhe çerekun e fundit do ta shfrytëzojmë për shlyerjen e borxheve dhe kursimin për ditët e vështira”.
“Gjatë kohës sa unë kam qenë në krye të klubit, nuk janë bërë transfere më të shtrenjta se 5 milionë euro, por ky nuk është qëndrim i hekurt. Nëse do të kemi para, do të investojmë më shumë”, theksoi Watzke.
Sa i përket një transferimi potencial të Nuri Sahin te Real Madridi, Watzke refuzoi të japë detaje.
“Këtë po e bëj për shkak të spekulimeve mediale. Njerëzit e vetëm të cilët dinë diçka jemi ne, Real Madridi dhe Nuri Sahin. Nuk ka nevojë që të themi ndonjë fjalë tjetër”, përfundoi drejtori i Dortmundit.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...