Drogba: Titulli i paarritshëm

dardanmiftari | Tuesday, April 19, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se përfundimi në top tresh është më e mira që ata mund të shpresojnë tash.
Pasi Blutë gjetën rrugën e fitoreve në ndeshjen e të shtunës ndaj West Brom, Drogba thotë se atmosfera në kamp vazhdon të jetë në nivel.
“Le të jemi të sinqertë, do të jetë vështirë (ta arrijmë Manchester United), por ne mund të bëjmë ca presion në Arsenalin për pozitën e dytë. Le të shohim, por ne duhet të fitojmë ndeshjet tona”.
“Ishte një pasdite e mirë kundër West Brom. Ishte mirë të fillojmë të fitojmë sërish dhe është e rëndësishme ta sigurojmë pozitën e tretë”, ka thënë Drogba.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...