Guardiola do ta pranonte Interin
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk do të kishte problem që ta drejtonte Interin e lënë nga Jose Mourinho, gjithnjë sipas një prej miqve më të mirë të Guardiolas, ish-lojtarit të Barcelonës dhe Interit, Luis Suarez.
“Pep Guardiola më ka thënë se nëse Moratti mendon për të në të ardhmen, atëherë ai sigurisht se nuk do thoshte jo, pasi do të dëshironte ta drejtonte një ekip të madh si Interi”, theksoi Suarez për La Gazzetta dello Sport.
E ardhmja e Leonardos është ende e pa qartë, me gjithë deklaratat e drejtuesve zi-kaltër se ish-futbollisti i Milanit është i pa prekshëm.
Category: Futboll
0 Komente