Guardiola: Kokën lart djema!

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Pep Guardiola pësoi humbjen e parë ndaj Real Madridit si trajner i Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit dhe pas disfatës tekniku katalanas tentoi të mos e shprehte zhgënjimin e tij të thellë.
“Në këtë ndeshje është dashur të ketë një fitues dhe një humbës, asgjë më pak ose më shumë. Ne do të tentojmë ta marrim veten, pasi nuk ka edhe shumë kohë deri në fund të sezonit”.
“Është gjithmonë më mirë të fitosh se sa të humbasësh, por ne duhet të rikthehemi. Ne jemi në një pozitë të mirë në kampionat dhe duhet të sigurohemi që të përfundojmë edhe më mirë. Ne e kemi ndeshjen e ardhshme të shtunën dhe shpresoj se njerëzit e dinë se për cilat trofe jemi ende në luftë”, ka thënë Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...