Casillas: Do ta eliminojmë Barcën edhe në LK

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Real Madridi e fitoi titullin e parë pas tri vitesh dhe për këtë i është dashur një gol pas vazhdimeve të shënuar nga Cristiano Ronaldo. Megjithatë, njeriu i ndeshjes dhe kapiteni i cili shfaqi intervenime prej jashtëtoksori, Iker Casillas, ishte tejet i ngazëllyer pas takimit.
“Sonte (e mërkurë) kemi vuajtur shumë keq, por ne e kemi fituar një trofe i cili u takon të gjithë tifozëve të Realit. Ne falënderojmë ata për mbështetjen dhe jemi të kënaqur që i shpërblyem. Jam shumë i kënaqur”.
“Mentaliteti ynë ka ndryshuar. Mourinho është fenomen. Ne e dimë se La Liga është e komplikuar, por ne do të luftojmë deri në frymën e fundit. Tani, ta eliminojmë Barcelonën edhe në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Casillas.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...