Ramos: Me Mourinhon deri në vdekje

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Pas triumfit ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit, një ndër më të entuziazmuarit padyshim se ishte mbrojtësi Sergio Ramos. Pos deklaratës së tij që tha pas ndeshjes se do ta ndjekin Mourinhon deri në vdekje, ai ishte aq i ngazëllyar sa...
…Sa që lejoi që trofeu i fituar me aq mund t’i binte nga autobusi ku po festonin lojtarët e Realit, me ç’rast trofeu 15 kilogramësh u dëmtua.
“Mourinho ishte kapiten i anijes tonë dhe ne jemi me të deri në vdekje. Ajo që ai po tenton të bëjë me ne, po funksionon për mrekulli. Ne jemi të kënaqur që fituam një trofe, por më duhet t’iu kujtoj se sezoni ende nuk ka mbaruar”, ishin fjalët e Ramos pas takimit.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...