Guardiola: Reali është favorit

dardanmiftari | Sunday, April 24, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se Real Madridi është favorit për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të mërkurën në Santiago Bernabeu.
“Ne pranojmë se Reali është në rolin e favoritit në Ligën e Kampionëve. Ma merr mendja që është kështu, sepse ata e fituan Kupën e Mbretit dhe po luajnë mirë”.
“Ne po ashtu e pranojmë sfidën. Ne kemi besim të madh në vetvete dhe unë kam besim më shumë se çdo gjë në lojtarët e mi”, theksoi Guardiola.
Po flitet që gjyqtari i ndeshjes që zhvillohet të mërkurën, “El Clasico III” do të jetë një portugez, gjë për të cilën Guardiola u shpreh me indiferencë.
“Nëse është kështu, atëherë mendoj se trajneri i Real Madridit do të jetë shumë i kënaqur”, përfundoi strategu katalanas.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...