Mourinho: Mund të fitojmë kudo

dardanmiftari | Sunday, April 24, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ishte tejet i kënaqur me performancën e djemve të tij ndaj Valencias në Mestalla, duke thënë se tani Los Blancos janë në gjendje të fitojnë kudo.
“Ne mund ta përfundojmë sezonin me ndjenjën e fortë se mund të fitojmë në çdo stadium. Sergio Ramos, Angel Di Maria, të cilët qëndruan në shtëpi ose ishin në pankinë janë kënaqur me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tyre”.
“Në një garë ku ne nuk jemi favoritë, ekipi ka fituar mirë dhe ka luajtur futboll spektakolar. Dhe kjo pas fitimit të kupës. Ne e kemi përfunduar misionin në Valencia, kompletuam dy ndeshje të vështira brenda tri ditëve. Ne do ta kalojmë të dielën me familjet tona dhe më pas u kthehemi stërvitjeve të hënën”, ka thënë Mourinho.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...