Kupa është ‘shëndoshë e mirë’

dardanmiftari | Friday, April 22, 2011 | 0 Komente

Tifozët e Real Madridit mund të mos brengosen fare për kupën e tyre të fituar të mërkurën mbrëma, e para pas tri vitesh, pasi ajo është në gjendje jashtëzakonisht të mirë.
Besohej se pasi kishte rënë nga dora e Sergio Ramos dhe ishte futur nën autobus, Kupa e Mbretit e fituar ndaj Barcelonës të mërkurën pësoi dëmtime të rënda dhe se nuk do të mund të shfaqej për vizitorët në muzeun e trofeve në Bernabeu.
Megjithatë, është faqja zyrtare e Real Madridit ajo që ka demantuar pohimet e tifozëve Blaugranë kinse madrilenët nuk dinë të mbajnë në dorë trofe, duke publikuar kështu foton e trofeut të fituar në muzeun e Bernabeut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...