Mourinho: Interi duhet të rindërtohet

dardanmiftari | Friday, April 22, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka porositur ish-ekipin e tij, Interin, të mos dorëzohet pas një sezoni po thuajse të përkryer.
Interi fitoi tre tituj sezonin e kaluar me Mourinhon, por u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Schalke dhe ka ngecur në garën për titullin e Serie A ndaj rivalit lokal Milanit.
“I them Interit se ky sezon nuk është tmerr nëse ata nuk fitojnë trofe. Ata duhet të rindërtohen për sezonin e ardhshëm dhe të rikthehen në rrugën e fitores, pasi ai mbetet Interi im”.
“Presidenti Massimo Moratti dhe bashkëpunëtorët e tij janë shumë të mençur dhe Leonardo është një trajner i cili mund të shkojë larg. Ajo që llogaritet tash është sigurimi i vendit të dytë në Serie A dhe triumfi në Kupën e Italisë”, ka thënë portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...