Pique: Do t’u kthehemi fitoreve

dardanmiftari | Friday, April 22, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, thotë se ekipi i tij do të rikthehet pas disfatës në Kupën e Mbretit nga rivali i hidhur, Real Madridi, gjatë të mërkurës mbrëma.
Një gol i shënuar me kokë nga Cristiano Ronaldo në lojën shtesë i dha fitoren Real Madridit në ndeshjen e dytë nga katër takimet sa dy rivalët do të zhvillojnë brenda tre javësh, dhe ua solli mbretërve trofeun e parë të Kupës që nga viti 1993.
“Është një goditje e rëndë, por ne jemi në gjendje të rikthehemi. Vitin e kaluar ne humbëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit dhe ne ishim në gjendje të vazhdojmë. Këtë vit jemi të sigurt se do ta bëjmë të njëjtën gjë”, ka thënë Pique.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...