Robben: Fjalët e mia po keqkuptohen

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Pas një numër raportesh kontradiktore sa i përket të ardhmes së tij, është Arjen Robben ai që ka reaguar duke akuzuar gazetarët për shtrembërim dhe keqinterpretim të deklaratave të tij.
“Unë e përjetova të njëjtën gjë edhe te Chelsea dhe Real Madridi. Nuk mendova se do të transferohesha atje, por kam përfunduar tek ato ekipe”.
“Kjo ka të bëjë me sinqeritetin ndaj tifozëve. Ndoshta kjo është arsyeja pse nuk ekziston përkushtim i qartë. Është e qartë se unë kurrë nuk kam tentuar të shkaktoj spekulime, por pyetjet që më janë bërë, u jam përgjigjur logjikisht. Dhe nëse fjalët e mia janë shtrembëruar, atëherë nuk kam çfarë të bëj për këtë”, tha Robben.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...