Ronaldo: Mourinho, inspirim për ne

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ishte euforik pas golit të shënuar ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit, duke thënë se paraqitja fantastike e madrilenëve u inspirua nga Jose Mourinho.
“Është titull shumë i rëndësishëm për ne. Ishte një prej synimeve këtë sezon dhe ia kemi arritur. Dhe ne e kemi bërë këtë ndaj një Barcelone që luajti shumë mirë në pjesën e dytë”.
“Mourinho na e dha gjithë shpirtin fitues. Ai e ka ditur se është dashur të jemi pasionantë për të fituar dhe ne e kemi shfaqur këtë”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...