Bayerni arrin marrëveshje me Neuer

dardanmiftari | Thursday, May 12, 2011 | 0 Komente

Bayern Munich raportohet se ka arritur marrëveshje për të sjellë në Allianz Arena portierin e Schalkes, Manuel Neuer, shkruan Bild.
Gjiganti bavarez do të paguajë fillimisht 18 milionë euro për 25-vjeçarin me edhe 7 milionë euro të tjera shtesë, 3 milionë të garantuara dhe 4 milionë në varësi të paraqitjeve të lojtarit.
Schalke ka pranuar ofertën e Bayernit pas tre orësh negociata mes të dyja klubeve, derisa Neuer raportohet se do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare me klubin e ri.
Largimi i Neuer ka nxitur edhe spekulime të tjera se kush do ta zëvendësojë portierin, me atë të Ajaxit, Maarten Stekelenburg, që duket si një kandidat më i fuqishëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...