Terry në përkrahje të Ancelottit

dardanmiftari | Thursday, May 12, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka kërkuar nga pronari i klubit, Roman Abramovich, ta mbajë Carlo Ancelottin në ekip.
Blutë nuk arritën të fitojnë asnjë trofe këtë sezon që nxiti spekulimet se italiani mund të largohet nga Stamford Bridge. Derisa Ancelotti pohon se dëshiron të mbetet në klub, tash edhe kapiteni i ekipit thotë se dëshiron që ish-trajneri i Milanit të vazhdojë punën e tij.
“Ai ka mbështetjen time të plotë. Më pëlqen Carlo. Ai fitoi dy tituj në vitin e parë dhe këtë sezon lëndimet dhe lirimi i lojtarëve ka qenë i vështirë për të”, ka thënë Terry.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...