Sneijder dhe Maicon në shitje
Interi është duke e enkruajuar Manchester Unitedin të bëjë ofertë për mesfushorin holandez, Wesley Sneijder dhe mbrojtësin, Douglas Maicon, pasi Nerazzurët kanë vënë yjet e tyre në shitje.
Sky Italia njofton se presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka plane të mëdha për afatin kalimtar veror, por nuk dëshiron t’i konkretizojë ato pa grumbulluar të holla nga shitja e disa prej futbollistëve kryesorë.
Interesimi i Manchester United për Sneijder tashmë dihet dhe agjentët e Interit kanë kontaktuar ata të kampionit anglez për një ofertë të mundshme. Moratti thuhet se është i gatshëm që të bëjë shitje të dyfishtë në mënyrë që të marrë nga United para në dorë.
Barcelona nga ana tjetër është kontaktuar nga drejtuesit e Interit për t’u njoftuar mbi vënien në shitje të mbrojtësit të djathtë më të mirë në botë, Maicon.
Category: Futboll
0 Komente