Valdano largohet nga Real Madridi

dardanmiftari | Thursday, May 26, 2011 | 0 Komente

Gjiganti spanjoll Real Madrid ka bërë të ditur në një konferencë të pa pritur për shtyp se Jorge Valdano është larguar nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Real Madridit.
Në një konferencë të pa pritur për shtyp të mërkurën mbrëma, mbretërit kanë konfirmuar vendimin e tyre për të mos lejuar 55 vjeçarin të punojë për klubin nga Santiago Bernabeu. Vendimin e kumtoi Florentino Perez, i cili ka vendosur t'i japë rol të shtuar Jose Mourinhos në menaxhmentin e klubit.
“Ne kemi vërejtur se diçka nuk po funksiononte si më parë dhe është dashur që ta gjejmë një zgjidhje të shpejtë për këtë. Këtë sezon ishim dëshmitarë të dobësive në funksionimin e klubit. Rolin e drejtorit përkohësisht do ta marrë Jose Angel Sanchez”.
“Ai dhe Mourinho janë dy njerëz me karaktere të ndryshme në sport. Të gjithë kemi parë çfarë ka ndodhur. Largimi i Jorge Valdanos është i dhimbshëm”, theksoi Florentino Perez.
Presidenti i Real Madridit shtoi se ky vendim erdhi pas kërkesës së Mourinhos për një rol më të shtuar të tij në menaxhimin e klubit, me një rol sikurse të kërkuar nga portugezi sikur që e kishte te Chelesa. Pos tjerash Perez hodhi kategorikisht poshtë se ka kontaktuar Luis Figon apo Fernando Hierron për postin e drejtorit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...