Valencia: Ferguson më jep motivim shtesë
Anësori i Manchester United, Antonio Valencia, ka lavdëruar ndikimin inspirues të menaxherit Sir Alex Ferguson duke e quajtur faktor kyç prapa rikthimit në formë pas lëndimit të tmerrshëm në këmbë.
Ekuadoriani theu këmbën dhe lakoi gjurin në barazimin 0-0 ndaj Ranges në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në shtator. Por u rikthye nga lëndimi në mars në fitoren ndaj Arsenalit në Kupën FA dhe që atëherë po thuajse rregullisht është përfshirë në 11-shen startuese duke ndihmuar ekipin të fitojë titullin e 19-të, rekord, në Ligën Premier.
“Mëngjesin tjetër isha në spital dhe erdhi menaxheri. Mike Phelan, asistenti i tij, po ashtu ishte aty. Ata vërtet nuk më caktuan ndonjë cak, ata vetëm thanë ‘Shiko, këto gjëra ndodhin në futboll, mos u shqetëso, shfrytëzo kohën që ke nevojë dhe gjithçka do të jetë ok’”.
“Ky moment i veçantë vërtet më dha motivim shtesë për t’u rikthyer sa më shpejt që mundem. Kjo vërtet më inspiroi. Duke ditur se ende e kam mbështetjen e plotë të menaxherit, kjo është e rëndësishme”, ka thënë 25-vjeçari.
Category: Futboll
0 Komente