Amauri në radarin e Milanit
Amauri duket se është në rrugë për t’u larguar plotësisht nga Juventusi pasi kampioni i Italisë, Milan, ka shfaqur interesim për ët nënshkruar me të.
Corriere dello Sport shkruan se Rossonerët dëshirojnë të shtojnë më shumë opsione në sulm për ekipin e tyre gjatë kësaj vere dhe se ata tashmë janë kthyer kah 31-vjeçari.
Ish-ylli i Palermos sezonin 2010/11 nuk u la shumë përshtypje drejtuesve të Juventusit dhe për pjesën e dytë të sezonit të fundit u huazua te Parma ku riktheu formën e tij golashënuese që nuk ka kaluar pa u vërejtur nga kampionët e ri të Italisë.
Amauri është lidhur edhe me një kalim në Angli, por interesimi i Milanit mund ta mbajë atë në Itali.
Category: Futboll
0 Komente