Matri, Motta, Pepe dhe Quagliarella mbeten te Juve
Juventusi ka zbuluar se Alessandro Matri, Marco Motta, Simone Pepe dhe Fabio Quagliarella do të nënshkruajnë kontratata të përhershme me klubin.
Që të katër lojtarët luajtën me fanellën bardhezi sezonin e kaluar, ose si huazim ose në formë bashkëpronësie.
Matri ka shkëlqyer gjatë sezonit të kaluar, duke qenë partner i legjendës biankonere Alessandro Del Piero në sulm. Si rezultat i kësaj Juve ka vendosur të blejë edhe gjysmën e kartonit që ishte në pronë të Cagliarit e që i ka kushtuar 15.5 milionë.
Ndërkohë Motta ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe Juve i ka paguar Udineses 3.75 milionë euro. Quagliarella po ashtu është shkëputur plotësisht nga Napoli dhe Juve ka paguar 10,5 milionë euro për të.
Dhe së fundi edhe Pepe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Juventusin, për të cilin klubi nga Torino i ka paguar 7.5 milionë euro Udineses.
Category: Futboll
0 Komente